Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të jetë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore.
Vetëm pak ditë më parë ai solli një bashkëpunim me One T, “Mos u dorzo 2” që i solli ata në klasifikimin e “The Top List”. E tashmë, Stresi na ka suprizuar me një tjetër projekt.
Reperi ka bashkuar forcat me Varrosin, duke publikuar kështu “Ke inat”. Bashkëpunimi i tyre ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe i ka pozicionuar ata në vend të 32-të.
Nga armiq në dy grupe rivale, tashmë Stresi dhe Varrosi janë kther jo vetëm në miq, por dhe bashkëpunëtorë. Epo, le të shpresojmë se tani e tutje do shohim edhe më shumë projekte të tyre të përbashkëta.