Albert Stanaj është një tjetër artsit shqiptar, që na bën të ndihemi krenar falë talentit të tij. Stanaj, i cili jeton në New York, nisi të bëhej i famshëm falë cover-ave të këngëve të famshme, zëri i të cilit tërhoqi vëmendjen e artistëve me famë botërore si Drake, Chris Brown apo Jay Z.
Rreth 4 muaj më parë, Stanaj erdhi më romantik se kurrë, duke publikuar projektin e tij të parë muzikor me titull “Romantic”. Ndërsa vetëm një muaj më parë, ai erdhi me një tjetër këngë, e cila menjëherë rrëmbeu zemrat e publikut, kryesisht atij femëror për shkak të zërit potencial dhe romantik të artistit.
“Ain’t Love Strange”, e publikuar në fillim të muajit tetor, flet për efektin e çmendur të dashurisë, ku sipas artistit sfidon ligjet e natyrës dhe ato të fizikës.
“Ain’t Love Strange” është bërë gjithashtu pjesë e klasifikimit zyrtar të “The Top List”, i cili që në javën e parë, u bë pjesë e treshes më të nxehtë të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.