Prej disa javësh nga klasifikimi i “Top Awards” po largohet shumë projekte, të cilat prej kohësh kanë qënë në listë, madje të ashtëquajtura si këngët më jetëgjatë në “The Top List”.

Këtë javë është larguar një prej këngëve më të pëlqyera të Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahu, “Mike”, një projekt muzikor i publikuar në korrikun e vitit 2018-të. E shndërruar në hitin e asaj vere, “Mike” vazhdoi të dëgjohej edhe shumë kohë më pas por këtë javë kjo këngë nuk ia dalë t’i mbijetojë konkurrencës.

Një tjetër këngë që ka mbetur jashtë listës këtë javë është “Pow Pow” e Tayna, e publikuar në nëntorin e vitit 2018-të. Ndërkohë që derimë tani cdo këngë e Tayna-s gjendej në listë, dalje e “Pow Pow” ka bërë që këngëtarja ta humbase titullin si artisja me të gjitha këngët në listë.

Gjithashtu edhe javët e kaluara kanë dalë nga lista këngët si “Pe Du” e Kidës, e cila ka qëndruar në listë për 124 javë si edhe “Tavolina e merzise” e kënduar nga Elvana Gjata, e cila ka qënë pjesë e listës për 46 javë.

Fakti i daljeve të këtyre këngëve tregon se publiku është gati për të mirëpritur muzikë të re.

Por a do të kemi muzikë të re?

Janari është cilësuar si një sezon ku artistët zgjedhin të qetësohet, pas një sezoni të ngarkuar festash. Me ardhjen e muajit shkurt, gjatë të cilit është edhe festa e të dashuruarve, 14 Shkurti, pritshmëritë janë të mëdha që muzika të pasurohet më këngë të reja.