Rreth një muaj më parë, Ronela dhe Lyrical Son bashkuan fuqitë, duke sjellë projektin muzikor të titulluar “Sonte”, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer për fansat e dyshes.
Falë votave të publikut, kjo këngë ka 4 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku nga java në javë është vënë re një ngjitje sa më në majë të listës.
Gjatë kësaj javë, “Sonte” ka mundur të ngjitet më 4 pozicione, duke u renditur në vendin e 22-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Awards”, Ronela ka shpjeguar se momentalisht nuk ka në plan të publikojë ndonjë projekt muzikor.