Gjon’s Tears është një ndër artistët më të talentuar që kemi në Top Awards. Edhe pse nuk është shumë aktiv duke sjellë shpesh projekte të reja, Gjon sigurohet që çdo këngë e tij të vijë me një mesazh dhe duke përcjellë vlera.
Projekti i fundit i realizuar prej tij është “Silhouette”, një këngë shumë e realizuar përsa i përket tekstit, mesazhit, melodisë, anës vizuale dhe asaj estetike. Kjo këngë vazhdon aktualisht rrugëtimin e saj në klasifikimin e 100 këngëve më të mira në Top Awards.
Ky projekt është prej 20 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Këtë javë “Silhouette” është rritur me 1 pozicion duke kaluar kështu në vend të 7-të.