Së fundmi reperi i njohur Vig Poppa ka ardhur në bashkëpunimin me këngëtaren Ronela Hajati dhe kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Alo”. Kënga është publikuar më 20 Qershor dhe duket se deri tani ka arritur goxha sukses dhe është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes së njohur.
Megjithatë, ajo që na bëri përshtypje në klipin e tyre ishte paraqitja e reperit të njohur nga Kosova, Vig Poppa, i cili ka ardhur më ndryshe se kurrë. Vihet re qartë që pesha e tij ka ndryshuar shumë, pra praktikisht me disa kilogramë më pak dhe duket mjaft mirë me paraqitjen e tij të re. Artisti me zërin karakteristik gjithmonë është komentuar për peshën e tij dhe mesa duket ai ka vendosur që në projektin e ri t’i surprizojë fansat duke ardhur me një stil të ri.
Nëse shohim “Instagramin” e reperit mund të duket qartë ndryshimi. Nuk e dimë për ju, por neve na pëlqen shumë dukja e re e këngëtarit, ju si mendoni?
Kënga e titulluar “Alo” momentalisht rendit në vendin e 14 dhe vlen për t’u vlerësuar pasi është ende një hyrje e re në klasifikim.
Rikujtojmë se, Vig Poppa ka sjellë pak më parë dhe një tjetër bashkëpunim me Dj Geek, të titulluar “Futja Kepen” dhe momentalisht renditet në vendin e 96-të në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards“.