Siç është përfolur prej ditësh, bashkëpunimi i artistit nga Kumanova Bardhi me menaxherin e tij Jetmir Agaj është ndërprerë. Kjo pas përplasjeve publike në rrjete sociale mes tij dhe Sara Gjordenit, ku sipas kësaj të fundit, Agaj nuk ka qenë dakord për lidhjen e tyre dhe në Instagram kishte fshirë çdo foto të Bardhit me të.
Ky i fundit njoftoi se së shpejti do të ketë një faqe të re zyrtare, por nuk na bëri me dije se në menaxhim të kujt do të jetë. Të ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë çifti më i përfolur i momentit.
Bëhet fjalë për dy ish-banorët e këtij edicioni të “BBV”, të cilët fituan shumë dashuri nga pubiku me dinamikat që zhvilluan brenda në shtëpi dhe me romancën e tyre mjaft të bukur. Sara Gjordeni dhe Bardhi ishin së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun për një intervistë mjaft speciale dhe ekskluzive për Top Albania Radio. Ish-banorja tregoi mbi lidhjen e Bardhit dhe Jetmirit se:
Komentet në rrjet janë që unë po i shkatërroj karrierën Bardhit dhe që unë kam shkatërruar marrëdhënien midis menaxherit të Bardhit dhe Bardhit. Dhe kjo nuk qëndron absolutisht. I kam sugjeruar që të ulet dhe të bisedojë, por Bardhi është maxhoren dhe ka problemet e tij dhe ka hatërmbetjet e tij.
Bardhi më tej shtoi se ai i ka zgjidhur vetë gjërat me Jetmirin, menaxherin e tij, dhe se këto probleme mbeten mes tyre dhe asnjë personi tjetër, përfshirë këtu edhe Sarën. Cili është pozicioni i Sarës në këtë situatë?
Pozicioni im është i tillë që Bardhi të jetë i qetë dhe i lumtur me vendimet e tij. Dua që për gjërat e tij të vendosi zemra, shpirti edhe mendja e tij.