Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë. Së fundmi këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës.
Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”. Ditët e fundit kudo aludohej se Butrinti do të ishte pjesë e një surprize brenda shtëpisë me rastin e ditëlindjes së Kiarës, pasi ai kishte paralajmëruar të gjithë të jenë gati, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory, ka treguar se befasia që ka lajmëruar do të zbulohet të shtunën. Ai shprehet:
Ju premtova. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.
Nga ana tjetër, vetë regjisori i ”Big Brother VIP”, Eduart Grishaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në ”Wake Up” në Top Channel. I pyetur lidhur me prezencën apo jo të Butrintit mbrëmjen e nesërme, ai nuk dha një përgjigje të qartë, duke na shtuar edhe më shumë kureshtjen.
Dy konkurrentë shumë të fortë janë gati…