Bashkëpunimet e Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës nuk dinë të ndalen. Pasi bënë namin me projektin e tyre të parë, ”Gajde” dhe të gjithë kuptuam sa shumë kimi kishin me njëra-tjetrën, dy artistet kanë sjellë dhe dy bashkëpunime të tjera.
Së bashku, ato kanë krijuar shumë hite dhe “Luj” është një ndër to. Dhurata Dora dhe Elvana Gjata vijnë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” me këtë projekt mjaft energjik, i cili ka sunduar çdo ambient.
Kënga është pjesë e albumit “Dhurata”, të cilën këngëtarja e ka emërtuar pas emrit të saj. Duket se dy këngëtaret kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të sjellë vetëm hite.
“Luj” është piblikuar rreth dy muaj më parë, por vetëm këtë javë ka arritur që të hyjë në ”The Top List”. Ky projekt renditet në vend të 100-të të listës momentalisht.