Ka qënë pikërisht bashkëpunimi i tij me Mc Kresha Dhe Lyrical SOn, Private”, kënga që e bëri për herë të parë Semiautomvtic pjesë të “The Top List” dhe pas këtij suksesi, artisti prezantoi një tjetër prurje të re muzikore

Momentalisht këngëtari, i cili së fundmi është pjesë e labelit “Pint”, gjendet në listën zyrtare të “Top Awards” me dy projekte muzikore, të cilat janë votuar pafund këtë javë nga publiku shqiptar.

“Private”, e cila shënon plot 6 javë në klasifikim, është ngjitur me 33 pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e 33-të, nga ana tjetër një tjetër sukses po korr edhe bashkëpunimi i tij më i ri me Erno, “Andrra ner Pallma”, e cila është futur në listë javën e kaluar. Falë mbështetjes së publikut, kjo këngë është ngjitur me 48 pozicione, duke u renditur në vendin e 52-të.

Pavarësisht se nuk ka bërë paralajmërimin për projektin e radhës, Semiautomvtic, i cili është njëkohësisht producent dhe “beatmaker”, momentalisht po shijon suksesin e dy projekteve më të fundit muzikore.