Kreu i “The Top List” vazhdon të jetë i njëjtë edhe për këtë javë. Beatrix Ramosaj ka arritur të rrëmbejë sërish vendin e parë për javën e tretë rradhazi.

Menjëherë pas saj vjen një tjetër këngëtare e suksesshme si Semi Jaupaj. Semi ka arritur të pozicionohet në vend të dytë duke u rritur me plot 17 vende nga java e kaluar.

Përveç se dy artiste mjaft të talentuara dhe projekte shumë interesante, Trixa dhe Semi ndajnë dhe një tjetër të përbashkët. Të dyja ato kanë qenë banore të këtij edicioni të “Big Brother VIP” dhe madje ndër më të komentuarat.

Duket se këto dy projekte rezultuan mjaft të suksesshme edhe për këtë arsye më shumë. Sigurisht jehona e “Big Brother VIP” ka tejkaluar çdo pritshmëri, këtu përfshihen edhe projektet muzikore.

Megjithatë dimë të themi që ‘lufta’ është mjaft e ashpër mes Trixës dhe Semit. Cila nga ato do të rrëmbejë fronin javën tjetër?