Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme. 

Para rreth dy javësh ajo solli një tjetër projekt, të titulluar “Ani”. E duket se Semi nuk ka të ndalur me projekte të reja. Këtë herë ajo bashkoi forcat me reperin Ron për të sjellë hitin e verës.

“All your lovin” mban titullin kënga e tyre e re që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Kjo këngë është bërë virale në rrjet dhe është përqafuar goxha nga publiku.

Thënë kjo, Ron është rikthyer sërish në listë pas bashkëpunimit të tij me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. “All your lovin” renditet në vend të 76-të për këtë javë.