Sant dhe Marly janë bërë të njohur për publikun falë projektit muzikor “Ne Yo”, një këngë që qëndroi për disa javë në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë.

Ndërkohë që kanë kaluar 4 muaj nga publikimi i “Ne Yo”, dyshja e talentuar ka prezantuar projektin e ri muzikor rreth një javë më parë.

“DMPL” titullohet kënga e re e Sant dhe Marly, e cila është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, falë sugjerimeve të publikut në topawards.top-channel.tv

Ashtu si edhe projekti i tyre i parë edhe kjo këngë mban vulën e producentit Genti Myftaraj. Për këtë javë “DMPL” qëndron në vendin e 49-të, ndërsa se ku do të pozicionohet ajo javës tjetër, mbetet për t’u zbuluar ditën e dielë, në programin e “The Top List”, Top Awards.