Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të re “Leje” që erdhi si bashkëpunim me Klementin, një nga artistët më të rinj, të paktën edhe nga mosha, në “Top Awards”. Ky projekt i ri i Ronelës vjen me një frymë tërësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim më së shumti këngëtaren.
“Leje” ka një ndërthurje stilesh për sa i përket tekstit, apo melodisë së vetë këngës. Duhet thënë se Ronela ka sfiduar veten në këtë projekt por a ja ka dalë ajo mbanë?
Projekti i saj i fundit muzikor vjen me stile të ndryshme në veshje nga Ronela, fillimisht shihet e veshur me një kostum veror të bardhë, më pas me një fustan të kaltërt e në fund shohim një Ronel më ‘wild’ me një stil më ndryshe flokësh dhe veshjeje.
Vlen të thuhet se me “Leje” tregohet se Ronela nuk po ‘zë dot rehat’, qoftë në stil veshjeje, qoftë në stil muzikor, apo me bashkëpunime në projektet e saj. A do të arrijë ky projekt suksesin që kanë patur dhe këngët e tjera të saj? Momentalisht “Leje” renditet në vend të 36-të të klasifikimit në “The Top List”.