Ronela Hajati tashmë është e fokusuar në rrugëtimin e saj për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Por megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë që të merret dhe me projekte të reja muzikore.

Thënë ndryshe, pas “Sekret”, Ronela premtoi se do i vinte sërish flakën me një tjetër këngë po aq ritmike dhe që të ngel në mendje. “Gips” titullohet bashkëpunimi i saj më i fundit që erdhi me Mato Lale.

“Gips” e ka sjellë dyshen më ritmike dhe më të veçantë se kurrë më parë. Duket se Ronela dhe Mato Lale janë përshtatur kaq mirë së bashku në këtë projekt sa po na bëjnë të dëshirojmë sërish një tjetër bashkëpunim prej tyre.

Kjo këngë e ka pozicionuar dyshen në vend të 48-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Ndërkohë ne jemi duke pritur se çfarë surprizash ka rezervuar Ronela me videoklipin e “Sekret”, këngë me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2022 që do të mbahet këtë vit në Torino të Italisë.