Si për surprizën e të gjithëve, këtë javë kemi një rikthim në listë. Pas shumë muajsh mungese, Fifi rikthehet në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, Ronela Hajati dhe Fifi publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri. “Hajde shpirti” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është mjaft ritmike dhe verore.

Ronela ka qenë mjaft e ngarkuar këto kohë duke sjellë projekte të njëpasnjëshme. Por ky bashkëpunim erdhi si qershia mbi tortë.

“Hajde shpirti” është projekti që ju duhej për të shijuar këtë sezon veror. Kjo këngë i ka pozicionuar dy vajzat në vend të 23-të për këtë javë.