Ledri Vula dhe Romeo Veshaj kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor. Kënga e tyre e re mban titullin “E keni dit” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Që kur dyshja paralajmëroi se do të vinin me një projekt së bashku, fansat ‘u çmendën’. Të gjithë ishin shumë kureshtarë se si do të ishte kjo këngë e dy artistëve kaq të dashur për publikun.

E në fakt kënga nuk zhgënjeu aspak. “E keni dit” ka arritur që me votat e publikut të pozicionohet menjëherë në vend të tretë për këtë javë.

Kantautori Elgit Doda qëndron prapa këtij projekti që është kompletuar edhe nga ana vizuale. Për shkrimin e tekstin janë angazhuar Romeo, Elgiti dhe Ledri, derisa masterizimin e ka bërë Marenglen Boja.

Nga ana tjetër, Klementi është kujdesur për vokalin përcjellës të melodisë. Kujtojmë se ai u bë i njohur për publikun e Top Awards me bashkëpunimin e tij me Ronela Hajatin në “Leje”.