E ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë një artiste, e cila me projektin e saj të fundit, është rikthyer në industrinë tonë muzikore. Ajo ka vite që jeton larg atdheut të saj dhe bëhet fjalë pikërisht për Kieda Budinin.

Kënga me të cilën ajo është rikthyer titullohet “Për ty lë ëndrrat” dhe falë pëlqimit të publikut është bërë pjesë e “The Top List”. Për kë i lë ëndrrat Kieda?

Fakti që zgjodha këtë titull është sepse ëndrrat unë i kam shumë të rëndësishme në jetë dhe nuk i lë për askënd. Unë krijova një person imagjinar në mendjen time që do ta dua aq shumë, sa do të lë edhe ëndrrat për të. 

Në vitet 2008 deri më 2015 ajo ka patur atë që quhet si ‘vitet e arta’ në tregun muzikore. Rikujtojmë se në 2009, ajo ka realizuar një bashëpunim me Flori Mumajesin. Me vitet që pasonin, Kieda arriti edhe disa bashkëpunime të tjera të suksesshme, por edhe pjesëmarrje në kompeticione të ndryshme.

Nv atë periudhë kam qenë 18-19 vjeçe dhe ajo kënga që kam bërë me Florin ka qenë ndër të parat që kam realizuar në karrierë. Bashkëpunimi ka ardhur nëpërmjet një kontakti nga shoqëri e përbashkët që ne kishim dhe unë duke shprehur dëshirën time, ne u takuam dhe bashkëpunuam. Më pas unë kam punuar edhe me kompozitorë të tjerë dhe kështu vazhdoi. Unë më vonë ika dhe nuk realizova më asgjë, kështu që as me Florin.

Ndërkohë, përse erdhi kjo shkëputje, kur Kieda Budini ishte në kulmin e karrierës së saj?

Gjatë asaj kohe, unë kam qenë edhe duke studiuar në Akademinë e Arteve për kanto klasike dhe duke bërë këto këngë të tjera ka qenë edhe shqetësimi i familjes ka qenë gjithmonë aty. M’u desh që t’i jepja një dum dhe thashë që më duhet ta mbaroj shkollën, por dua të bëj diçka më shumë se kënga klasike. Nuk është se pata një plan dhe ishte shumë spontan i gjithë vendimi dhe nuk e mendova kurrë që nuk do ta vazhdoja muzikën sepse unë doja ta bëja, por nuk munda ta bëja sepse atje ishte shumë intensive gjithçka.