Publiku është i vendosur, “Bonbon” mbetet një nga hitet e padiskuteshme të Era Istrefit dhe pse jo të muzikës shqiptare. E publikuar rreth tre vite më parë, kjo këngë vazhdon ende të elektrizojë publikun shqiptar dhe këtë e tregojnë më së miri votat e publikut, të cilat e kanë rikthyer sërish në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Pavarësisht se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards 2016”, “Bonbon” u shpall kënga e vitit, fansat e Erës vazhdojnë ta shijojnë këtë projekt muzikor. Edhe pse është larguar dy herë nga klasifikimi, këtë javë “Bonbon” ka bërë një rikthim të fuqishëm, duke treguar qartë se nuk na ndahet zemra prej saj.
Votat e publikut jo vetëm e kanë rikthyer në listë por e kanë renditur menjëherë në vendin e 9-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në klasifikim.
Nga ana tjetër, Era po përgatitet të vijë në një bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefi. “Nuk e di” mban titullin kënga, e cila do të publikohet më 19 prill.