Teksa vera është e ditur tashmë që i përket këngëve ritmike dhe me atmosferë alla ‘caliente’, vjeshta dhe më tutje dimri i dedikohen tërësisht baladave. E ku mund ta kuptojmë më mirë këtë se sa nëse hedhim një vështrim në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”.

Këtë javë kishim në krye të listës pikërisht një baladë. Ishte kënga e ndjerë e Arilena Arës, “Ke me nungu”. Ndërkohë këngët më ritmike apo up-tempo janë më poshtë në pozicionim.

Megjithatë, duket se dhe artistët e luajnë mjaft mirë këtë kartë. Ata e dinë mirë se çfarë do publiku dhe atëherë kur ata e duan. Ata e dinë që këngët up-tempo janë më të suksesshme dhe më të pëlqyera në verë dhe gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit, ata kthehen drejt këngëve më melankolike dhe të ndjera.

Por sa do të vazhdojnë të na argëtojnë artistët me disa balada të tjera këtë periudhë? Do na duhet që të presim se çfarë kanë rezervuar ata për ne dhe sa do na emocionojnë me projektet e tyre të ardhshme.