Ka qënë pikërisht projekti muzikor, “Gigi”, ai që bëri për herë të parë dyshen bashkë dhe duket se që nga ajo kohë, dyshja nuk u nda më, madje duke shijuar edhe lidhjen e tyre romantike.
Pas shkëputjes së Rinës nga “On Records”, kjo e fundit vendosi të bashkohej me të dashurin e saj dhe te vinin mjaft fuqishëm në muzikë, duke publikuar minialbumin me titullin “GG”.
Kjo është hera e parë që Rina futet në klasifikim që pas largimit nga ZzapnChriss dhe është pikërisht bashkëpunimi i saj me Sin Boy, “Sari”, kënga që e bëri sërish pjesë të “Top Awards”.
“Sari”, e cila është pjesë e minialbumit, i referohet një femre të bukur, ekzotike dhe me trupin perfekt.
Sugjerimet e publikut kanë bërë që kjo këngë të futut këtë javë në listë, duke u pozicionuar në vendin e 100-të.