Në showbiz-in shqiptar ka shumë çifte që ndajnë të njëjtin profesion. E aq më tepër në muzikë, të shumtë kanë qenë ata që ndër të tjera, këndimin e kanë pasur pasion të përbashkët.

Një ndër këta çifte kanë qenë dhe Rina Balaj me Sin Boy. Ata kanë qenë ndër dyshet më të dashura të publikut, por fatkeqësisht marrëdhënies së tyre i erdhi fundi.

Ka qënë pikërisht projekti muzikor “Gigi” ai që bëri për herë të parë dyshen bashkë dhe duket se që nga ajo kohë, ata gjetën gjuhën e duhur dhe gati në çdo projekt shfaqeshin së bashku. Kjo gjë rezultoi dhe mjaft e suksesshme për ta nëse kthehemi pas dhe shohim impaktin e mirë që ka pasur tek publiku dhe sigurisht tek klasifikimi i “The Top List”.

Që pas ndarjes së tyre, tani Rinën dhe Sin Boy i kemi parë në projekte solo. Ky i fundit ka publikuar këngën e tij më të re “#31#” që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë.

Teksa e kemi hasur deri tani në projekte gjysmë anglisht e gjysmë greqisht, “#31#” vjen në gjuhën greke. Ky projekt e ka renditur artistin në vend të 86-të, por na mbetet të shohim se si do të jetë ecuria e tij në javët në vazhdim, këtë herë pa Rinën.