Mund të themi me plot gojën se kjo verë ka qenë e mbushur plot me projekte muzikore, qofshin ato bashkëpunime apo solo. Padyshim këngë të cilat kanë bërë bujë që në çastin e parë të publikimit.

Publiku me votat e tyre ka vendosur dhe projektet që kanë hyrë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare të javës. Me çdo hyrje të re jemi bërë disi konfuzë për të përcaktuar saktë se cili mund të jetë hiti i kësaj vere.

E për këtë na ndihmojnë ndjekësit tanë. Para pak ditësh ne ngritëm një pyetje në llogarinë tonë zyrtare në Instagram ku pyesnim publikun se cili është sipas tyre hiti i kësaj vere.

Dhe ja ku jemi me një Top 5 që kanë marrë më shumë vota. E ndoshta vendi i parë mund të jetë jo shumë surprizues për ju…

1.Luiz Ejlli – Dedikim

2. Luiz Ejlli – Përjetësisht

3. Romeo x Ledri Vula – E keni dit

4. Capital T – Malli mka marr

5. Noizy ft. Dhurata Dora – Kallma

https://www.youtube.com/watch?v=z_D3WmRJ82w