Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar. Çdo veprim i këngëtarit të njohur komentohet shpejt si dhe bëhet menjëherë virale në rrjetet sociale.

Së fundmi, përveç koncerteve të shumta jashtë vendit, Luizi është duke korrur dhe suksesin e filmit “Në kuadër të dashurisë”, së bashku dhe me pjesëtarët e tjerë të kastit. Ky film ka thyer rekorde që në ditët e para të shfaqjes dhe pritet ende një rrugë e gjatë përpara.

Të gjithë kemi qenë mjaft kuriozë për të dëgjuar kolonën zanore të filmit, që kur kemi parë Luizin në prapaskenat e xhirimit në Korçë duke performuar në skenë. Para një muaji, artisti publikoi “Pa ty”, kolonën zanore, por ende pa një klip zyrtar.

Dhe duket se pritjes i erdhi fundi! Klipi i Luizit, ku përfshihen dhe skenat gjatë filmit, do të publikohet sot në orën 19:00. Linku i premierës është më poshtë…