Artistja Melinda Ademi është një ndër muzikantet më më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Melinda ka qenë kohët e fundit e angazhuar në disa bashkëpunime muzikore. Këtë javë ajo u bë pjesë e klasifikimit të “The Top List” me “Queen”, një projekt që e solli së bashku me Meriton Mjekiqin.

“Queen” u kthye menjëherë virale në rrjetet sociale, kjo për shkak dhe të melodisë mjaft ‘catchy’. Megjithatë, shumë ndjekës nuk e kanë pritur mirë këtë frymë të re të Melindës.

Edhe pse refreni është bërë viral, kryesisht në TikTok, fansat e saj e kanë preferuar që të qëndrojë më shumë më stilin e saj, pa e kthyer në tallava. Mbase vërtet Melinda duhet t’i qëndrojë besnike Hip-Hopit që e ka karakterizuar prej kaq kohësh.