Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas projektit të saj më të fundit, “Yjet” në bashkëpunim me Klajdi Harunin, këngë e cila u prezantua në finalen e madhe të edicionit të dytë të “BBV”, artistja ka lajmëruar se do të vijë me një tjetër duet.

Bëhet fjalë për Majk dhe kjo nuk është hera e parë që Xhensila zgjedh të ‘bashkojë forcat’ me repera. ‘T’i fala’ quhet bashkëpunimi që do të sjellë dyshja dhe krahas duket se bukuroshja po na paralajmëron se duhet të presim shumë nga ky projekt pasi ka shkruar:

Kemi dhënë shpirtin në këtë projekt, mezi pres ta ndajmë me ju!