“Pranverë–Verë” është albumi më i ri i reperit Betim Januz, që të gjithë e njohim si Buta. Pjesë e produktit diskografik, janë 16 këngë të reja. Përmes “24 h”, “Si dje si sot”, “Histori”, “Lilo & Stitch”, “Vivaldi”, “Trump” apo “Ivanka”, artisti përcjell mesazhe të ndryshme, përmes temave të dashurisë, tradhtisë apo problemeVE sociale.
“Pranverë–Verë” vjen pas albumit “Vjeshtë–Dimër”, të publikuar në vitin 2018. Albumi u publikua në ditën e lindjes së reperit, ndaj mbrëmja e së shtunës ishte një festë e dyfishtë për të.
Përveç projekteve solo, albumi përmban edhe disa bashkëpunime, ku Buta ka bashkuar forcat me artistët më të suksesshëm të momentit si Ledri Vula, Lumi B apo Lluni. Prej disa vitesh në muzikë, Buta është dalluar për stilin e veçantë, kur bashkon trap-in dhe hip hopin në krijimet e tij, duke formësuar tingujt e repit bashkëkohor shqiptar.