Ashtu siç tani është bërë dhe traditë, nata e ndërrimit të viteve, shoqërohet vetëm në ekranin e Top Channel, dhe me show-n më të madh të humorit në Shqipëri, “Portokalli”. Edhe këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqeve ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 42-të do të risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura! 

2024 mbyllet me doza humori, argëtim dhe momeente të bukura për të gjithë familjen. E thënë kjo, dy nga të ftuarit specialë të mbrëmjes së 31 dhjetorit në “Portokalli”, do të jenë dhe Klajdi Haruni dhe Bruno.

Një dyshe tanimë e pandarë e skenës, Klajdi dhe Bruno pritet që të elektrizojnë skenën në natën e ndërrimit të viteve. Por nuk po i zbulojmë të gjitha surprizat… Duhet vetëm të prisni datën 31 dhjetor!