Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e Top Channel, u zhvillua “Post Big Brother VIP” me banorët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të paharrueshëm. Ish-konkurrentët kanë ndarë përshtypjet e tyre për eksperiencën në reality show dhe jetën pas përfundimit të lojës.
Shumë prej tyre, ndanë me publikun edhe planet e tyre të ardhshme. Fituesi i këtij edicioni, Gjesti, paralajmëroi një periudhë me plot projekte të reja muzikore.
Full këngë të reja. Njësoj si të tjerët, edhe unë kam shumë punë, muzikë dhe të mund të shkoj me familjen të kanqem me pushime. Me njerëz që i dua, familjen, shokët.