Tre emra ‘Big’ i bashkohen klasifikimit të ”The Top List” për këtë javë. E kush tjetër përveç se Mc Kresha, Lyrical Son dhe Lubi B.

Një kombinim goditës, ashtu si të gjitha projektet që ata kanë sjellë tek publiku gjithmonë. Këtë herë ata na prezantojnë “Hustle për Burek”, një projekt që ne mund ta quajmë si ‘game changer’ të vërtetë.

Mc Kresha dhe Lyrical kanë publikuar së fundmi albumin e tyre të ri ”Muzikë me qalldis”. Mes disa këngëve që tashmë janë lançuar, vetëm ”Hustle për byrek” me Lumi B ka marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në listën e javës.

Kënga është prodhim i produksionit “Pint”, ndërsa për tekstin u kujdesën vetë reperët. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, i fundit nga treshja e artistëve ishte kënga “Maje” që e lançuan në dhjetor të vitit 2021. ”Hustle për byrek” pozicionohet për këtë javë në vend të 14-të të klasifikimit të ”The Top List”.