Vetëm para një muaji, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother VIP” ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja.

Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”.

E duket se fituesi i “BBV 2” nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe do të sjellë për ndjekësit e tij një tjetër projekt muzikor me titull “Përjetësisht”, por këtë herë jo në bashkëpunim. Për të gjithë ju që po e prisni me padurim, nuk do t’ju duhet të prisni gjatë pasi kënga do të publikohet sot në orën 19:00.