Pas rreth 4 muajsh, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi. Me shumë dinamika, emocione dhe përballje të forta, ky edicion rrëmbeu zemrat dhe ekranet e të gjithë shqiptarëve.

Finalja e “Big Brother Vip” rezervon gjithmonë surpriza për banorët që kanë mbërritur deri në fund të këtij rrugëtimi.

Në studion paralele të “Big Brother VIP 4”, aty ku do të zhvillohet një koncert i vërtetë nga ish-banorë e jo vetëm, Klajdi Musabelliu është ngjitur i pari në skenë për të performuar hitin e tij “E bukur”.