“Zonja & zotërinj, lidhni rripin e sigurimit”, pasi Besa Kokëdhima dhe Alban Chela nuk po i ndahen kreut. Për të tretën javë radhazi, projekti i tyre ka arritur që të jetë kënga më e votuar nga publiku duke u renditur kështu në vend të parë të “The Top List”.

Shumë këngë të Besës janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku. Dhe e tillë premton të jetë dhe ky ‘remake’ i super hitit të 16 viteve më prë, “Zonja & zotërinj”.

Përveç kësaj, artistja është në Top 5 edhe me dy projektet e saj më të reja. “Si kalama” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe “Machoman” sa vijnë dhe po preferohen edhe më shumë nga publiku.

Ne mezi i kemi pritur këto këngë që pasi Besa i performoi ato për publikun në “A Live Night”. Duhet thënë që këngëtarja bëri një rikthim tek këngët në shqip ashtu siç duhej me “Si kalama” dhe “Machoman”. Këtë javë ato janërenditur në vend të tretë, me dy pozicione më lart nga java e kaluar.