5 vite pas publikimit të “Duamë”, dueti gjeorgjian Dueti LeoNiii na rikujton projektin e suksesshëm muzikor të Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Këngët kanë një ngjashmëri të frikshme në melodi, teksa nuk dimë nëse artistët i kanë blerë të drejtat e autorit apo kënga është e vjedhur.
Pas kurimit të të gjitha detajeve, produkti muzikor ‘Duamë’ është lansuar online i përpunuar nga sfera vizuale edhe me anë të një klipi muzikor, video produksionin e të cilit e përgatiti Talelli Production. Ky videoklip u publikua më 30 Maj 2019. Autor i vijës melodike dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Alban Skënderaj, teksa producent i këngës është Lorenc Aliaj (Avaxus).
Pasi qarkulloi në rrjet kënga e Dueti LeoNiii, vija melodike e së cilës është tepër e ngjashme me “Duamë” tëAlban Skënderaj dhe Miriam Cani, reagon këngëtarja.
Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një Cover të këngës “Duamë” nga dy artistë nga Gjeorgjia, ndoshta sepse po qarkullon më shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin, por ka më shumë se 1 vit që ka dalë dhe ne jemi në dijeni që atëhere dhe pse nuk i njohim personalisht! Edhe pse do kishte qenë mirë të na kishin kërkuar leje për të drejtat e Cover-it, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.