“Mos u nal” titullohet projekti më i ri muzikor i grupit NRG Band, i cili kësaj radhe ka vendosur t’i bashkojë fuqitë me Dj Aldon.

Pas suksesit që korrën me këngën e tyre “Ajo m’kalli”, e cila prej 17 javësh është pjesë e “The Top List”, Top Awards, duket se djemtë e talentuar kanë bërë zgjedhjen e duhur për suksesin e radhës.

Kujtojmë gjithashtu se Dj Aldo ka qënë gjithashtu pjesë e 20 këngëve të “The Top List” prej 8 javësh me këngën e tij “Don’t let me go”.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë zyrtare të grupit në Instagram, është lajmëruar se kënga do të publikohet sonte rreth orës 19:00 në kanalin e “Youtube”.