Gresa vjen në “The Top List” me një publikim që po bën mjaft zhurmë në rrjet. Artistja ka lançuar këngën e saj më të re “10/10”, me të cilën debuton në Top Awards këtë javë.

Me një stil të freskët dhe energji moderne, Gresa ka sjellë diçka që lidhet menjëherë me publikun. “10/10” është një kombinim i ritmeve catchy dhe një vibe që të mbetet në mendje që në dëgjimin e parë.

Teksti është i thjeshtë, por i drejtpërdrejtë, për vetëbesimin dhe arritjet gjithmonë ‘on top’. Refreni është padyshim pika më e fortë, një pjesë që të kap menjëherë dhe tashmë është bërë virale në rrjete sociale.

Gresa vjen një stil unik dhe talent pa kufi në rap. Beat-i modern dhe detajet e këngës sjellin një ndjesi ndërkombëtare, duke e bërë “10/10” një hit të padiskutueshëm.

Me këtë publikim, duket qartë që ajo po synon më lart dhe nuk ka ndërmend të ndalet. “10/10” është pikërisht ajo që premton titulli…