Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.
Bukuroshja ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore dhe duket se nuk ka të ndalur me surprizat e saj, pasi na ka treguar se do të publikojë një bashkëpunim me artistin Bruno i Revolt Clan. Ende nuk dihet data e saktë e publikimit, megjithatë xhirimet e videoklipit dhe gjithçka tjetër ka përfunduar ndaj jemi gjithë sy e veshë për pritur duetin e dyshes.
Projekti më i fundit muzikor i bukuroshes ishte ‘Amanet’, një këngë solo e cila u publikua vetëm një muaj më parë dhe deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë pasi numëron mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.