Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Noizy nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.
Si po ndihesh sonte?
Shumë shumë mirë, urime Top Channel për këtë super spektakël që na dhuruan gjithë këto muaj. Me të vërtetë që janë kënaqur shqiptarët, siç e keni parë dhe vetë. Shpresoj që vitin tjetër të jetë akoma dhe më i madh.
Ke mbështetur Luizin pafund, çfarë do na thuash për këtë?
Pata mundësinë të shkëmbeja dhe 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën. Mund të them që është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën. Thash t’i japim pak mbështetje nga energjia jonë. Presim, ndoshta mund të kemi një bashkëpunim në të ardhmen…
Do të kesh projekte të reja për verën?
Po, do të kem sërish projekte të reja. Nuk di a ta them apo jo… Me Elvanën kam një super bombë, me Yllin kam një super bombë, me Stresin kam një super bombë… Kemi disa projekte shumë shumë të mira për verën…