Pas një verë shumë të suksesshme, Noizy po bën një pushim nga mediat sociale. Për një muaj ai nuk do jetë më aktiv, por kjo nuk do të thotë se po pushon.

Reperi ka ndarë një surprizë me fansat, ku ka lajmëruar se po nis një album tjetër. Përmes një postimi në Instagram ai ka treguar se do bëjë një shkëputje sepse po nis albumin e ri në një vend që e ka mbajtur sekret, teksa thotë se do e përfundojë po aty.

Në videon që ai ka ndarë shihet në një vilë me pishinë të madhe teksa nuk dimë të themi nëse është në Shqipëri apo jashtë. Në njoftimin e tij për fansat, Noizy shkruan:

Sezoni veror mbaroi. Akoma “The King” dhe ju e dini këtë. Pushim nga mediat sociale një muaj. Inshallah se nuk ju merr malli, s’ju flas më. Sa për informacion po nis albumin e ri këtu dhe do e përfundoj po këtu. Ku? Sekret.