Dario Zela ishte një nga vogëlushët që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve tek “Gjeniu i Vogël”, madje rrëmbeu dhe zemrën e drejtueses së emisionit, Klea Huta. Nga viti 2014, ku ishte dhe finalist në këtë kompeticion, tashmë kanë kaluar disa vite nga pjesëmmarja e tij në spektaklin e talenteve të vegjël dhe Dario nuk është ndalur me aq.
Në vitin 2017, ai bashkëpunoi me Elgit Dodën duke sjellë “Ndjenjë”. Pas dy vitesh, në 2019, Dario merr pjesë në “Kënga Magjike” me projektin “Për ty”.
Viti 2020 e sjell atë me një tjetër këngë të tijën, “Falmi”. Pas tre vitesh shkëputje, në 2023 ai sjell “Bosh”. Viti 2024 vjen me “Chanela” dhe “Ajo”, ku kjo e fundit bëhet kënga me të cilën Dario debuton në “The Top List”, në mesin e artistëve të tjerë të Top Awards.