Çdo javë njihemi me projekte të reja që hyjnë në klasifikimin e ”The Top List”. Në total sipas llogaritjeve, i bie që brenda një viti që ka 52 javë, me dhjetra e dhjetra këngë votohen në mesin e 100 këngëve më të mira shqiptare.

Shumë prej tyre hyjnë në klasifikim e shumë të tjera dalin nga lista. Një cikël ky që duket se nuk ka fund.

Megjithatë disa projekte i kanë rezistuar mjaftueshëm kohës. Jo vetëm një vit, por më shumë se kaq, njihuni me këngët më ’të vjetra’ të klasifikimit.

Parajsa ime 2 (Billionaire) – Alban Skënderaj ft. Elgit Doda (81 javë)

TL – Elgit Doda (65 javë)

Qaj – Yll Limani (57 javë)

Çka nëse – Yll Limani (57 javë)