THREEX është grupi i tre motrave, Erta Maria, Laura dhe Dea. Fillimisht THREEX janë njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Top Talent”.

Me datë 11 Gusht 2021, THREEX ka publikuar videoklipin e parë të titulluar “Dua”. Më pas ato sollën “Love Me Hate Me” që bëri që ato të hynin për herë të parë në Top Awards.

Por tashmë ato vijnë me këngën e tyre më të fundit më fuqishëm se kurrë. Së fundmi, ato kanë publikuar projektin e tyre të radhës titulluar “Trouble”. 

Ky është rikthimi i tyre pas një periudhe prej më shumë se një viti, por tashmë vijnë me plot fokus në klasifikimin e “The Top List”. “Trouble” renditet në vend të 19-të të listës dhe na bëri të kuptojmë se sa na kishin munguar këto vajza kaq të talentuara.