Këngëtarja shumë e dashur e publikut shqiptar, Elhaida Dani, po përgatitet të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat e saj. Njoftimi erdhi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ajo ndau disa foto nga studio muzikore dhe zbuloi se së shpejti do të lançohet kënga më e re nga ajo.
“Sa më ka marr malli,” shkroi Elhaida në mbishkrimin e postimit, duke treguar entuziazmin dhe emocionin për këtë projekt të ri. Ky njoftim na bën që të presim me padurim e me kureshtje për të parë çfarë projekti ka përgatitur këngëtarja.
Për momentin, detajet rreth kësaj kënge të re mbeten të fshehura, por me siguri do të jetë një projekt fantastik. Megjithatë, titulli duket se është “Zemrës”, të paktën kështu kuptohet nga fotoja e publikuar nga artsitja.