Ai është një artist që nuk zhgënjen me publikimet e tij muzikore dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në projektin më të ri.
“Zjarr në shpirt” mban titullin kënga, për të cilën Albani Alban Skënderaj është shprehur si një dashuri pranverore. Ndërkohë që më ardhjen e temperaturave të larta priten këngë ritmike, Albani ka zgjedhur të vijë me një serenatë.
Artisti na ka sjellë ndërmend serenatat tipike, të shoqëruara me kitarë, buzë liqenit, si në kohët e para..
Tekstin si çdo herë tjetër e ka shkruar vetë kantautori dhe producent është Lorenc Aliaj. Zëri brilant bashkuar më muzikën dhe tekstet që Albani di t’i zgjedh nuk zhgënjejnë asnjëherë dhe prekin zemrat e gjithë fansave të tij.
Klipi është realizuar në natyrë ku mbizotëron ngjyra jeshile, ndërsa Skënderaj ka bërë një interpretim me kitarë.
Çdo këngë që Albani bën është padiskutim një sukses, ndaj edhe projekti më i ri i tij pritet të jetë i tillë.