Reperi i njohur D.U.D.A duket se nuk ka patur një javë të mirë sa i përket klasifikimit të “The Top List”. Ndryshe nga java e kaluar, ku ai ka qënë pjesë e “Top Awards” me dy bashkëpunime, këtë javë këto dy projekte muzikore nuk kanë mundur ta përballojnë konkurrencën dhe prurjet e reja. Duken se fansat janë në pritje të projektit të ri muzikor të reperit, e cili vetëm pak ditë më parë ka bërë publike lajmin se një tjetër bashkëpunim do të dalë në treg.
Ndërkohë që humbje të madhe ka pësuar Enca, e cila edhe pse javën që shkoi renditej në vendin e 6, ajo nuk ka mundur t’i rezistojë klasifikimit, duke mbetur jashtë tij. “Dreq” ka qënë pjesë e listës për 7 javë rresht.
Sa i përket Noizy-t nuk mund të thuhet se ka patur një jave të keqe. Ai është artisti i vetëm që është pjesë e Top Listës me tre projekte muzikore por një rënie të theksuar ka pësuar bashkëpunimi i tij me Varrosin, i cili ka rënë 10 pozicione, duke u renditur në vendin e 17-të.