Nich ka qenë i ftuari i radhës i podcastit “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, që transmetohet në Top Channel dhe Top Albania Radio. Nich është një prej talenteve më të rinj të tregut muzikor shqiptar, që po ngjit shkallët e suksesit gjithnjë e më shumë. Në këtë intervistë, artisti tregoi një anë tjetër të tij, nga fillimet e karrierës e deri tek pritshmëritë që ka në të ardhmen…

Si nisi dëshira jote për të vazhduar me Hip-Hop?

Në moshën 17-vjeçare kam nisur pak duke shkruar ndonjë tekst, por jo ndonjë gjë aq serioze. Kam pasur mundësi të shkoj në një studio, ku aty e kam kuptuar shumë mirë lojën e muzikës. Unë duhet të investoja vetë, në atë kohë para 5 vitesh unë nuk kam pasur kushte. Nuk kam pasur ato para për të bërë një videoklip. Ata ishin mësuar me njerëz që kanë para dhe mund të jepja para për demo. Aty mora një energji negative dhe e lashë ëndrrën për muzikë, e vura anash. Derisa erdhi një moment që mendova se duhet të investoj dhe të veproj.

Ku e sheh veten në muzikë në të ardhmen?

Pasi kam arritur në këtë pikë, që nuk është diçka WOW, por prapë kam arritur tek publiku, një kohë nuk kemi qenë shumë ‘IN’ me trendet e jashtme, por tani po e shohim se çfarë bëhet jashtë. Pretendoj që të paktën një herë në karrierën time t’i kem njerëzit që të mos e prekin tokën asnjë sekond, me atë lloj energjie, kocert, album, të gjitha këto…

A je gati për performanca live këtë verë?

Më shumë se gati!

Nëse do bëje albumin tënd të parë, çfarë mesazhi do të doje të përcillje?

Me albumin do të kishte ndërruar ‘vibe-i’ nga singëllat. Që të tregojë diçja, që nuk e kam bërë kurrë. Nuk është se e kam shprehur veten shumë në detaje. Se albumi mendoj që duhet të shprehë dhe jetën tënde personale. Momentalisht nuk është ende koha e duhur, sepse ende nuk kam përjetuar gjëra që një artist tjetër mund të ketë 20 vite në treg.

Nich në fund të intervistës hapi zemrën me fansat dhe tha se kujt ia dedikon sukseset e tij:

Pak njerëz e dinë, por 4 muaj më parë më ka ndërruar jetë babai. I kam premtuar shumë babait tim. Për prindin tim i kam lënë këto fjalë goxha të mëdha, do punoj deri në frymën e fundit në muzikë dhe do e çoj deri në fund ëndrrën e tij. Çfarëdo që të bëhet tani e mbrapa që pasi babai im ndërroi jetë, unë çdo sukses ia dedikoj atij.