Kemi ardhur tashmë në fund të vitit dhe ky është klasifikimi i fundit i 2024. Ja si po mbyllet kjo javë në Top 5…
Kreu i listës për këtë javë shkon për Ledri Vula me “Oj Oj Oj”, me dy vende më lart nga java e kaluar. Në vend të dytë renditet Yll Limani me “Dje”, që është rrëzuar nga froni të cilin e mbante javën që shkoi.
Në vend të tretë pozicionohet projekti “Ti m’ke braktis”, bashkëpunimi i Big Basta, Lyrical Son dhe Mc Kresha, me një vend më lart nga java e kaluar. Në vend të katërt renditet “Prishe” nga Kidda dhe Fifi, të cilët kanë zbritur me dy vende nga java e shkuar.
Sa i përket vendit të pestë, është Jonid Gjoka ai që mbyll Top 5 këtë vit me “Ku je”. Ky projekt është rritur me plot 12 pozicione nga java e kaluar.