Dafina Zeqiri ka sjellë një nga projektet e saj më të fundit në bashkëpunim me Ron, një artist të ri për Top Awards. Bashkëpunimi i tyre titullohet “Murder on the dancefloor” dhe duhet thënë që i ka lënë të gjithë gojëhapur.

Publiku e ka pritur goxha mirë këtë këngë dhe këtë mund ta kuptojmë fare mirë nëse i hedhim një sy komenteve nën videon e publikuar në YouTube. Të shumta kanë qenë reagimet pozitive të cilat e kanë cilësuar “Murder on the dancefloor” si këngën më të mirë të albumit të Dafinës, “Dafinë moj”.

 

Fansat e saj shprehen se projekti të bën ta dëgjosh dhe ta ridëgjosh. Madje disa shprehen se kjo këngë të bën të ndjehesh sikur je në club dhe të kërcesh gjithë kohës nën ritmet e saj.

Mesa duket Dafina ka zgjedhur parterin e duhur për të sjellë një bashkëpunim të tillë që rezultoi një sukses i padiskutueshëm. Me vetëm një javë si pjesë e klasifikimit, “Murder on the dancefloor” ka arritur që të pozicionohet në vend të 11-të të klasifikimit të “The Top List”.