Javën e kaluar ne u njohëm me dyshen Arnon dhe Jonisa, e cila ishte hyrja më e re e “The Top List”. “4U” është projekti që ka bashkuar dyshen, e cila duket se ka sjellë një trend shumë të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.
Mesa duket mund të bësh “good house” edhe në Shqipëri dhe këtë e vërteton projekti i parë i Arnon dhe Jonisa, i cili është ngjitur me 48 pozicione në klasifikimin e Top Listës.
Ndërkohë që javën e kaluar “4U” pozicionohej në vendin e 50-të, falë votave të publikut kënga, e cila pozicionohet në vendin e dytë, ka thyer rekord, duke u shndërruar në këngën që ngjitet me më shumë pozicione në “The Top List” për këtë javë.
Edhe pse Arnon ka shpjeguar për “Top Awards” se ky projekt muzikor nisi si një eksperiment, duket se ai ka goditur në shenjë duke sjellë një “sound” inovativ, i cili i mungon vendit tonë.