Mr. X, këngëtari i njohur i rrymës hip-hop, ka sjellë projektin e ri “Adrenaline”. Kjo këngë e ka risjellë atë në klasifikimin e “The Top List” të kësaj jave.

“Adrenalinë” vjen në listë pas bashkëpunimit të Mr. X me Stine në “Adrenalina ime”. Ishte pikërisht ky projekt ai që e solli për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.

I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio për këtë rikthim të tijin, ai u shpreh se do të përgatiste muzikë të re në bashkëpunim me artistë të njohur. Artisti ka disa vite në tregun muzikor shqiptar dhe pas një pauze në vitin 2014, ai u rikthye më fuqishëm.

Rikujtojmë se në 2014 ai mori pjesë në “Top Fest 11” me këngën “Dashuri e Paharruar”. “Adrenalinë” e ka renditur atë në vend të 100-të të listës për këtë javë.